Pas detajeve që dolën për këtë rast, ku i dyshuari mendohet se ka çuar përpara aktivitete ekstremistë nën dirigjimin e inteligjencës serbe, Latifi tha se ekstremizmi islamik në Kosovë është ekskluzivisht projekt i Serbisë.
“Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është thjesht dhe vetëm projekt i inteligjencës së shtetit serb, për ta minuar nga brenda shtetin e brishtë Kosovës, duke e diskredituar në sytë e mbështetësve të tij perëndimorë”, ka shkruar Latifi.
Mirëpo, përkundër paralajmërimeve, Latifi tha se shumica e shoqërisë i ka injoruar krejtësisht elementet ekstremiste, duke filluar prej politikanëve e deri te intelektualët dhe mediat.
“Nga politikanët, që për një grusht votash janë në gjendje të bëjnë pakt me çdo kënd, qoftë ai edhe armik i vendit të tyre. Nga mediat, të cilat për ca klikime e pak audiencë, u kanë dhënë hapësirë enorme ideologëve vahabistë, duke i bërë kështu reklamë pa pare planit të lartpërmendur të BIA’s. Nga intelektualët e akademikët, të cilët, qoftë nga frika, qoftë nga mosdija, kanë mbyllur gojën, sytë dhe veshët. Nga krejt një shoqëri, e cila përditë e më pak është në gjendje të rezistojë për vlerat prej të cilave erdhi dhe varet krejtësisht e ardhmja e lirisë së saj dhe e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Në fund, Latifi tha se njeriu mund edhe të shpëtohet nga agresioni i tjetrit, por jo kur do që ta dëmtojë veten. Kjo vlen edhe për kombet, tha ai./gazetametro.net