Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Latifi: Ta heqim Hashimin dhe Kosova shpëton – gënjeshtra që u gëlltit si shpëtim kombëtar

Valon Arifi by Valon Arifi
25/07/2025
in Lajme
0
Latifi: Ta heqim Hashimin dhe Kosova shpëton – gënjeshtra që u gëlltit si shpëtim kombëtar
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-këshilltar i Thaçi, Blerim Latifi ka thënë se para disa viteve ishte krijua një koalicion i madh shoqëror për të hequr qafe Hashim Thaçin.

Latifi tha se ishte krijuar një mit që Thaçin e personifikonte si të “keqen supreme” të Kosovës, ai ka thënë se në këtë drejtim kanë kontribuuar partitë, shoqëria civile, ndërkombëtarët, mediat dhe gazetarët.

“U çuan në këmbë të gjithë, duke kërkuar kokën e tij. Parti, shoqëri civile, ndërkombëtarë, media, gazetarë që sot derdhin lotë mallëngjimi digjital për të. Kishte vetëm gjashtë vite në pushtet, por atyre u dukej sikur kishte qenë aty me dekada. Ishin gjashtë vite kur Kosova u bë shtet. Me gjithë vështirësitë dhe gabimet [ edhe të tij], ato ishin vite ndërtimi, jo rrënimi. Por koalicioni i madh – parti, shoqëri civile, media, ndërkombëtarë – arriti të krijojë mitin se ato ishin vitet më të errëta të Kosovës. Dhe ai: përgjegjësi kryesor për gjithçka. E keqja supreme”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, ky koalicion u shërbye edhe me fabrikime për të larguar Thaçin nga Kosova.

“Zgjidhja që u shit me ngulm si shpëtim: Heqja qafe e tij. Kështu u fabrikua një tregim ku çdo dështim i vendit, çdo plagë e hapur, çdo zhgënjim individual e kolektiv, u lidh me një emër të vetëm. U krijua armiku ideal – në të cilin projektuan gjithë frikën, fajin dhe pafuqinë që nuk dinin si ta përballnin ndryshe. Dhe atëherë, premtimi u bë i thjeshtë, i lehtë për t’u besuar: Hiqe këtë njeri dhe Kosova do të bëhet më e mirë. Më e drejtë. Më e ndershme. Më europiane. Ishte një premtim joshës – por i rremë. Një mashtrim kolektiv, i ndërtuar jo mbi vizion, por mbi hakmarrje dhe iluzion. Një popull i tërë e gëlltiti këtë gënjeshtër, që nesër historia s’mund ta gjykojë ndryshe veçse si të turpshme. E hoqën nga skena, nën duartrokitjet e një koalicioni të madh që kurrë më s’u bë bashkë për ndonjë të mirë të përbashkët”, ka shkruar ai./Periskopi/

Related

Previous Post

Nisi si miqësore, përfundoi si luftë! Plas grushti në futbollin shqiptar, në fushë futen edhe tifozët

Next Post

Prishtina Lider, Gjilani në Fund – Rangimi i Webometrics 2025 Shfaq Kontrastet në Arsimin e Lartë Mbarëshqiptar

Next Post
Prishtina Lider, Gjilani në Fund – Rangimi i Webometrics 2025 Shfaq Kontrastet në Arsimin e Lartë Mbarëshqiptar

Prishtina Lider, Gjilani në Fund – Rangimi i Webometrics 2025 Shfaq Kontrastet në Arsimin e Lartë Mbarëshqiptar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.