Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK në 35-vjetorin e 2 Korrikut: Akti që hapi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/07/2025
in Lajme
0
LDK në 35-vjetorin e 2 Korrikut: Akti që hapi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 35-vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përkujtuar këtë ngjarje si një pikënisje historike drejt shtetësisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, LDK e ka cilësuar Deklaratën e 2 Korrikut si një akt të guximshëm dhe themelor për rrugën e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe integrimit euroatlantik.

“Në rrethana jashtëzakonisht të vështira, nën rrethim ushtarak dhe presion të ashpër nga regjimi serb, 114 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës e shpallën Kosovën si njësi të barabartë dhe të pavarur brenda federatës së atëhershme, duke shprehur vullnetin e palëkundur të popullit për liri, pavarësi dhe demokraci”, thuhet në deklaratë.

LDK nënvizon se ky akt sfidoi regjimin shtypës dhe u bë bazë e konsolidimit të vizionit për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

Në deklaratë përmendet edhe roli udhëheqës i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në unifikimin e popullit rreth kësaj kauze, si dhe ndihma vendimtare e NATO-s që solli fundin e shtypjes në Kosovë.

“Shprehim mirënjohjen më të thellë për delegatët e 2 Korrikut dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë. Përkujtojmë me nderim dëshmorët, të rënët dhe të burgosurit politikë që sakrifikuan gjithçka për vendin”, thekson LDK.

Në fund të komunikatës, LDK e cilëson Deklaratën e 2 Korrikut si një “gurthemel të pathyeshëm” të shtetësisë së Kosovës dhe si dëshmi të qartë të aspiratave të saj për integrim në NATO, BE dhe miqësi të përhershme me SHBA-të.

Related

Previous Post

Racizëm nga maja e pushtetit: Ministri shqiptar në qeverinë serbe, Berisha ‘fyen’ romët!

Next Post

Muaji i lindjes mund të ndikojë në mënyrën si trupi ruan yndyrën, zbulon studimi

Next Post
Muaji i lindjes mund të ndikojë në mënyrën si trupi ruan yndyrën, zbulon studimi

Muaji i lindjes mund të ndikojë në mënyrën si trupi ruan yndyrën, zbulon studimi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.