Moderatori i ATV-së, Leart Hoxha, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe kritike ndaj mënyrës se si zhvillohen debatet politike në disa media në Kosovë.
Në fillim të emisionit “Context”, para se të niste debati me të ftuarit, Hoxha i cilësoi disa studio të debateve politike në media të tjera si “panair i budallenjve”, duke kritikuar formatin dhe nivelin e diskutimit që, sipas tij, po i ofrohet publikut.
Deklarata e Hoxhës ka nxitur reagime në rrjete sociale, ndërsa “Context” vazhdon të pozicionohet si emision që synon analizë më të thelluar dhe më serioze të zhvillimeve politike./ Qendra.INFO

