Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Legjitimim i votimit të fshehtë” – Plus dy opsionet e Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

Tri opsione mund të dalin nga Gjykata Kushtetuese javën e ardhshme për t`i dhënë fund bllokadës në Kuvendin e Kosovës, raporton Periskopi.

19/06/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
“Legjitimim i votimit të fshehtë” – Plus dy opsionet e Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një burim i Periskopit ka thënë se skenari i parë është që gjyqtarët e organit më të lartë juridik në vend, të dalin më opinion që votimi i fshehtë mund të lejohet.

Opsion i dytë sipas këtij burimi është që partisë që del e para, mos t`i lejohet që më shumë se tri herë të propozoj emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Dhe, opsioni i tretë – që duket se nuk mund të jetë fort real – është se Gjykata Kushtetuese të mos merret fare me këtë çështje duke e kthyer lëndën me ‘propozimin’ se për këtë çëshjte mund të procedohet edhe vazhdohet tutje bazuar në rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës.

“Aktgjykimi pritet të dal javën e ardhshme”, tha ky burim i Periskopit.

Çka prodhon kjo situatë?

Në rast se Gjykata sipas të gjitha gjasave do t`i jap dritën jeshile votimit të fshehtë në Kuvend, atëherë bazuar në deklaratat e partisë që doli e para, Lëvizja Vetëvendosje, situata në Kuvend mund të zhbllokohet – meqë sipas tyre ka disa deputetë që do ta votnin kryetaren e Kuvendit përmes votimit të fshehtë.

“Peshkimi” i mundshëm i ndonjë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje mund të demaskohet në momentin që votohet përmes votimit të fshehtë.

“Delja e zezë” lehtësisht mund të identifikohet meqë partitë ish opozitare PDK – LDK – AAK në momentin që hidhet në votim të fshehtë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ato do ta braktisin seancën duke lëshuar sallën.

Zyrtarë të partisë që drejtohet nga Albin Kurti disa herë kanë ‘testuar’ ish opozitën duke thënë se ta votojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit, këtë rast Albulena Haxhiun, në mënyrë që të hapet rrugë për krijimin e Qeverisë së re, e për të cilën VV`ja disa herë ka thënë se numrat për Qeveri i kanë por jo edhe për kryetare të Kuvendit.

Përndryshe të enjten (19, qershor 2025) ka dështuar për herë të 34-të tentimi për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, meqë VV nuk i ka numrat, përderisa ish opozita ka qëndrimet e tyre se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun.

Kërkesa në Gjykatë Kushtetuese është nisur nga AAK e mbështetur edhe nga disa deputetë të ish opozitës.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, me opsionet e përmendura më lartë do të krijonte një situatë të re politike.

E, ajo që me kushtetutë dhe ligjet në fuqi ka rolin unfikueses dhe e cila aktualisht ka legjitimit dhe mandat të plotë, presidentja Vjosa Osmani “po qëndron në breg” duke soditur situatën.

Pos një takimi me liderët e subjekteve politike parlamentare i cili nuk prodhoi asgjë, Osmani nuk ka bërë as edhe një lëvizje të vetme.

Nga zyra e saj, ditë më parë kanë thënë se e kanë të gatshme lëndën për të nisur në Kushtetuese kërkesën e Presidentës, por që sipas tyre po presin opinionin e Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së AAK dhe të tjerëve. / Periskopi/

Related

Previous Post

Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’u japim një mësim agresorëve nëse ndërhyjnë

Next Post

Imami i Al-Aksas paralajmëron për përpjekje të reja për vendosjen e sovranitetit izraelit mbi xhaminë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Dëmet që shkaktohen nga pagjumësia

Dëmet që shkaktohen nga pagjumësia

19/06/2025
Shqipëria mes vendeve që shpenzojnë më shumë për pajisje ushtarake në NATO

Shqipëria mes vendeve që shpenzojnë më shumë për pajisje ushtarake në NATO

19/06/2025
Al Jazeera: Arsyeja e vërtetë pse Izraeli sulmoi Iranin

Al Jazeera: Arsyeja e vërtetë pse Izraeli sulmoi Iranin

19/06/2025
FOTO/ Prezantohet “Trump Mobile”, me kornizë ari dhe me flamur amerikan! Ja sa do të kushtojë

FOTO/ Prezantohet “Trump Mobile”, me kornizë ari dhe me flamur amerikan! Ja sa do të kushtojë

19/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Dëmet që shkaktohen nga pagjumësia

Dëmet që shkaktohen nga pagjumësia

19/06/2025
Shqipëria mes vendeve që shpenzojnë më shumë për pajisje ushtarake në NATO

Shqipëria mes vendeve që shpenzojnë më shumë për pajisje ushtarake në NATO

19/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info