Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lëshohet për qarkullim ura e re në Mitrovicë

Valon Arifi by Valon Arifi
26/08/2025
in Lajme
0
Lëshohet për qarkullim ura e re në Mitrovicë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka uruar qytetarët e Kosovës për hapjen e urës së re në Mitrovicë.

Sveçla ka bërë të ditur se është hapur ura për vetura.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re!”, shkroi ai.

Gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Related

Previous Post

Rubio diskuton me liderët evropianë për paqen në Ukrainë, Sybiha falënderon SHBA-në dhe Trump-in për përpjekjet

Next Post

Kapet substancë e dyshuar narkotike tek një motoçiklist në Fushë Kosovë

Next Post
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

Kapet substancë e dyshuar narkotike tek një motoçiklist në Fushë Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.