Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarm: Gjendje kritike e kompanive gurthyese dhe betonjerkave

Valon Arifi by Valon Arifi
06/07/2025
in Lajme
0
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarm: Gjendje kritike e kompanive gurthyese dhe betonjerkave
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen në të cilën ndodhet sektori minerar në vend, veçanërisht kompanitë gurthyese dhe ato që operojnë në prodhimin e betonit.

Sipas LBK-së, pengesat institucionale të shumta po rrezikojnë seriozisht funksionimin dhe ekzistencën e këtyre ndërmarrjeve, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë vendore.

Sipas Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, arsyet kryesore të krizës përfshijnë:

-Mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve përkatëse, që pamundëson lëshimin e lejeve dhe dokumenteve të domosdoshme për operim të ligjshëm;

-Mungesa e mundësisë për pagesë me këste të rentës minerare, ndryshe nga praktikat lehtësuese në sektorë të tjerë;

-Mungesa e platformave të përgjithshme elektronike për raportim, që ndikon negativisht në transparencën dhe efikasitetin operacional;

-Qindra lëndë të bllokuara në Bordin e Minierave, të patrajtuara për muaj të tërë;

-Zvarritja në miratimin e Udhëzimit Administrativ për qiradhënien e tokave pyjore, e cila pengon shfrytëzimin ligjor të pronave publike;

-Vonesa të pajustifikuara nga institucionet komunale dhe ato qendrore, si në dhënien e pëlqimeve ashtu edhe në vazhdimin e projekteve ekzistuese.

Sipas LBK-së,situata është kritike. Në reagimin e tyre, thuhet se kompanitë kanë investuar miliona euro në pajisje të rënda, janë të ekspozuara ndaj kredive bankare, dhe shumë prej tyre ndodhen në prag të falimentimit. Çdo vonesë e mëtejshme sipas tyre e thellon krizën, duke rrezikuar:

– Vendet e punës;

– Të hyrat buxhetore të shtetit;

– Stabilitetin e sektorit ndërtimor dhe infrastrukturor në vend./Periskopi/

Related

Previous Post

Kërcënimi me bombë në Kuvend, Sveçla publikon emrin e serbit që dyshohet se dërgoi mesazhin

Next Post

National Geografic promovon Shqipërinë: Nga Vlora në Ksamil, një udhëtim mes plazheve dhe historisë

Next Post
National Geografic promovon Shqipërinë: Nga Vlora në Ksamil, një udhëtim mes plazheve dhe historisë

National Geografic promovon Shqipërinë: Nga Vlora në Ksamil, një udhëtim mes plazheve dhe historisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.