Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Limaj përplaset me Kurtin: S’ki numra për Qeveri, kur t’i bën 58, eja flasim

Enesa Veseli by Enesa Veseli
25/07/2025
in Lajme
0
Limaj përplaset me Kurtin: S’ki numra për Qeveri, kur t’i bën 58, eja flasim
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas dështimit të seancës së 52-të të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar krizën aktuale si pasojë të mungesës së shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë.

Në një deklarim për mediat, Limaj u shpreh qartë për situatën aktuale:

“Partisë i mungojnë votat për formimin e shumicës qeveritare. Nisma ka vetëm tri vota, të cilat nuk mjaftojnë për të ndërtuar një Qeveri. Duhet të jenë 58 vota. Kur t’i bëni 58, hajde flasim,” tha Limaj, duke iu drejtuar drejtpërdrejt deputetit Albin Kurti.

Limaj komentoi edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të vendosë për masat e përkohshme që do të aplikohen nga data 27 korrik.

“Seanca e sotme u mbajt si pasojë e vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese. Ka një vërshim kërkesash si nga deputetët ashtu edhe nga Presidentja për të sqaruar një herë e mirë këtë situatë. Presim që aktgjykimi i Kushtetueses të ndihmojë në qartësimin e pasojave juridike dhe në lehtësimin e themelimit të institucioneve,” deklaroi ai.

Lideri i Nismës sqaroi gjithashtu se për të personalisht, posti i kryetarit të Kuvendit nuk ka qenë ndonjëherë çështje diskutimi dhe theksoi se nuk ka vota as për këtë pozitë.

“Nuk ka vota për të zgjedhur as kryetarin e Kuvendit. Të mos mashtrohemi. Kjo është situata reale politike në vend.”

Related

Previous Post

Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Next Post

Rama pas intervistës së Thaçit: “Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”

Next Post
Rama pas intervistës së Thaçit: “Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”

Rama pas intervistës së Thaçit: “Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.