Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lirimi i hapësirave publike – Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/08/2025
in Lajme
0
Lirimi i hapësirave publike – Rama: Vendosim kufirin që garanton lirinë e hapësirës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vijon në gjithë Shqipërinë. Përmes pamjeve të ndara në rrjete sociale, Rama tregoi se po çmontohen struktura metalike dhe po shemben platforma betoni të ngritura mbi trotuare, duke theksuar se ky proces do të vijojë sistematikisht.

“Jo vetëm ngrehinat e hekurit, por edhe platformat e ndryshme nën to do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, – u shpreh Rama.

Sipas qeverisë, ky veprim është i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe funksionimit të bizneseve, në përputhje me standardet e mikpritjes, jo vetëm në zonat turistike por në të gjithë vendin.

Ky aksion, i cili filloi në korrik, mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe atij qendror në mbrojtje të interesit publik dhe të komuniteteve.

Related

Previous Post

TikTok lançon “TikTok Pro” në Evropë me program bamirësie të integruar

Next Post

Presidentja Osmani pret zyrtarin e lartë amerikan: “Mbështetja e SHBA-ve e bën Kosovën më të sigurt dhe më të zhvilluar”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.