Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lista Serbe thotë se është sulmuar me mjet shpërthyes lokali i kandidatit të tyre për kryetar të Zubin Potokut

Valon Arifi by Valon Arifi
17/08/2025
in Lajme
0
Lista Serbe thotë se është sulmuar me mjet shpërthyes lokali i kandidatit të tyre për kryetar të Zubin Potokut
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lista Serbe thotë se është sulmuar me mjet shpërthyes lokali i kandidatit të tyre për kryetar të Zubin Potokut

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Lista Serbe ka thënë se mbrëmë është sulmuar me mjet shpërthyes lokali që është në pronësi të kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Milos Perovic.Në reagim thuhet se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa kanë pretenduar se sulmi është i motivuar politikisht.“Nuk është hera e parë që individët shqetësohen nga thirrja jonë për unitet, harmoni dhe kohezion, por po themi se asnjë presion dhe kërcënim nuk do të na lëvizë në mbrojtje të popullit tonë dhe të drejtës për të jetuar në paqe dhe siguri” – thuhet në reagim.Lista Serbe ka kërkuar një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur nga EULËX-i, pasi që kanë thënë se dyshojnë në “dëshirën dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të hetuar rastin në një mënyrë profesionale dhe të paanshme”.“Udhëheqja e Listës Serbe do ta vizitojë sot z. Perovic, në të njëjtën kohë po dërgojmë një mesazh të qartë se qëndrojmë fort me të gjithë kandidatët tanë, të vendosur fort për të luftuar për drejtësi, siguri dhe paqe për të gjithë qytetarët tanë” – thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Related

Previous Post

Arrestohen dy të rinj për grabitje në Prishtinë

Next Post

Ftohjet dhe COVID-19 mbeten rrezik edhe gjatë verës

Next Post
Ftohjet dhe COVID-19 mbeten rrezik edhe gjatë verës

Ftohjet dhe COVID-19 mbeten rrezik edhe gjatë verës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.