Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës” – Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi

Valon Arifi by Valon Arifi
08/07/2025
in Lajme
0
“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës” – Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, Agronin, Yllin dhe Mehmetin, tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.

Në një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se vëllezërit Bytyqi luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra shqiptarë kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare më kohën më vendimtare për Atdheun.Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb. Shteti serb përpos që i ekzekutoi, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi. Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi, me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar ai. /Periskopi/

Related

Previous Post

Hajdari i reagon Lladrovcit: Të ka kap paniku, do të fitoj në raund të parë ndaj teje!

Next Post

Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Next Post
Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.