Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lugina pa zë, por zemra e saj rreh në Tiranë – ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/10/2025
in Lajme
0
Lugina pa zë, por zemra e saj rreh në Tiranë – ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi
0
SHARES
64
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

15 tetor 2025 | Tiranë / Preshevë – Ndërsa më 17 tetor në Tiranë do të mbahet protesta mbarëkombëtare për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, nga Lugina e Preshevës vjen një heshtje totale nga liderët institucionalë.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se asnjëri nga përfaqësuesit zyrtarë të Luginës – përfshirë kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi, deputetin Shaip Kamberi, si dhe kryetarët e komunave të Preshevës e Bujanocit, Ardita Sinani dhe Arber Pajaziti – nuk kanë bërë asnjë thirrje publike dhe nuk kanë konfirmuar pjesëmarrje në tubimin e Tiranës.

E vetmja figurë institucionale që deri tani ka reaguar është zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, i cili ka bërë ftesë publike për pjesëmarrje në këtë protestë gjithëkombëtare.

Ndërkohë, pritet që në protestë të jenë të pranishëm ish-ushtarët e UÇK-së nga Lugina e Preshevës, të cilët – ashtu si dekada më parë – do t’i bashkohen vëllezërve të tyre në kërkim të drejtësisë për luftën e Kosovës.

Protesta e 17 tetorit në Tiranë pritet të jetë një ndër më të mëdhatë të viteve të fundit, ku do të mblidhen qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare për të kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në Hagë që prej vitit 2020.

Related

Previous Post

Ermal Sadiku ironizon pas paralajmërimit të padisë nga Faton Peci

Next Post

Shefja e BE-së me porosi të qartë për Kosovën: Të ulen tensionet dhe të krijohen institucione të forta

Next Post
Shefja e BE-së me porosi të qartë për Kosovën: Të ulen tensionet dhe të krijohen institucione të forta

Shefja e BE-së me porosi të qartë për Kosovën: Të ulen tensionet dhe të krijohen institucione të forta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.