Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Luka Misetic: Thaçit iu mor shumë jetë, ZPS u tregua e dobët

Pas dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë në gjykatë, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi është deklaruar para gazetarëve për procesin 2 vjeçar të gjykimit, gjatë të cilës kohë Prokuroria i ka paraqitur provat e veta kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Valon Arifi by Valon Arifi
02/04/2025
in Lajme
0
Luka Misetic: Thaçit iu mor shumë jetë, ZPS u tregua e dobët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Misetiq së pari ka potencuar padrejtësinë e mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së pavarësisht provave tejet të dobëta me të cilat nuk është arritur të mbështetet aktakuza.

“Së pari më lejoni të them se klientët tanë janë mbajtur në paraburgim për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, 4 vjet e gjysmë në paraburgim, 4 vjet e gjysmë të cilat nuk mund t’i kthejnë kurrë mbrapa. Jam i zhgënjyer që u deshën 2 vjet e gjysmë që çështja e Prokurorisë të përfundonte, besoj se kjo çështje mund të përfundonte shumë më shpejt por jemi ku jemi tani.” – ka thënë Misetiq.
Ai shton se është shumë optimist për epilogun e gjykimit, njofton Klan Kosova.

“Në përgjithësi mendoj se ky rast dhe provat kundër Z. Thaçi kanë qenë shumë të dobëta. Nuk mund të flas për provat tani por mendoj se në fund të gjykimit do të shihni se pretendimet që nisën me raportin e Martyt nuk kanë thuajse asnjë lidhje me provat e paraqitura kundër Z. Thaçit në këtë gjykim për mbi 2 vjet. Në këtë kuptim jam shumë optimist për rezultatin që del nga ky rast, për Z. Thaçi, mendoj se provat kanë qenë shumë të dobëta dhe patjetër se do t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues në kohën e duhur. Por sikurse thashë, mendoj se këtyre 4 të akuzuarve u është marrë shumë kohë nga jeta dhe shpresojmë se do të përfundojë sa më parë.”

Para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, kryembrojtësi i Thaçit komenton edhe pretendimet për përfshirjen e Thaçit në krime lufte. Thotë se as edhe një dëshmitar nuk e akuzon direkt Thaçin për këto akuza.

“Siç dihet nuk mund të jap komente rreth asaj që është thënë në seanca private, nuk mund ta komentoj por mund të ju them se nëse flas në përgjithësi, për mendimin tonë provat kundër Z. Thaçi janë jashtëzakonisht të dobëta deri në atë pikë që nganjëherë gjatë procesit e kam pyetur veten “pse është akuzuar Z. Thaçi?”. Do t’i dorëzojmë parashtresat tona Trupit Gjykues në kohën e duhur por nuk ka shumë gjëra që mund të them për prova specifike të rastit, por jemi të bindur për rezultatin për Z. Thaçi dhe e vetmja gjë që ka mbetur tani është të kalojmë nëpër fazat tjera të procesit sa më shpejt dhe ta kemi aktgjykimin sa më parë të jetë e mundur.”

Related

Previous Post

Trump dhe Putin nuk do të takohen në Arabinë Saudite

Next Post

Syla këshilla LDK’së për problemet dhe humbjet: PDK ka gabime por s’është fajtore, këtë energji e ka instaluar Osmani, Bulliqi e Gërvalla

Next Post
Syla këshilla LDK’së për problemet dhe humbjet: PDK ka gabime por s’është fajtore, këtë energji e ka instaluar Osmani, Bulliqi e Gërvalla

Syla këshilla LDK’së për problemet dhe humbjet: PDK ka gabime por s’është fajtore, këtë energji e ka instaluar Osmani, Bulliqi e Gërvalla

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.