Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lushaku: Nuk do të ketë kthim të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit

Valon Arifi by Valon Arifi
19/08/2025
in Lajme
0
Lushaku: Nuk do të ketë kthim të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, ka deklaruar se autobusëve të Podujevës nuk do t’iu lejohet rikthimi në ndalesën pranë Xhamisë së Llapit. Ai theksoi se çdo përpjekje për të bllokuar trafikun do të parandalohet nga inspektorët dhe policia.

Mëngjesin e sotëm Shoqata e Transportuesve të Autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë protestuan para Komunës së Prishtinës, duke kundërshtuar vendimin për ndalesën te Xhamia e Llapit.

Në konferencë për media, Lushaku tha se ekziston hapësirë për dialog në dy çështje kryesore: ndalimi i taksive ilegale – një shqetësim i përbashkët mes komunës dhe Shoqatës së Autobusëve si dhe diskutimi për mundësinë që disa linja të kontraktuara nga Komuna e Prishtinës të mos hyjnë në territorin e Podujevës.

Lushaku tha se nuk mund të lejohet kthimi i autobusëve pranë Xhamisë së Llapit, pasi sipas tij një veprim i tillë do të hapte rrugë për kërkesa të ngjashme nga qytete të tjera, duke përkeqësuar më tej trafikun tashmë të ngarkuar të Prishtinës, , raporton KosovaPress, transmeton Periskopi.

Ai tha se në zonat ku u është caktuar të operojnë këta autobusë ekzistojnë të gjitha shenjat që tregojnë ndalesat, edhe pse fizikisht nuk ka një stacion të ndërtuar.

Lushaku ka bërë të ditur se situata në terren do të vazhdojë të monitorohet nga Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal. Ai ka paralajmëruar se çdo tentim për të bllokuar rrugët apo shiritat e trafikut do të trajtohet menjëherë me masa konkrete, përfshirë edhe largimin e tabelave.Qytetarët dhe shoferët e autobusëve nga Podujeva kanë kundërshtuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndalimin e kthimit të autobusëve në zonën pranë Xhamisë së Llapit./Periskopi/

Related

Previous Post

Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë €

Next Post

Caktohet data Më 15 shtator fillon paraqitja e provave të mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së

Next Post
Caktohet data Më 15 shtator fillon paraqitja e provave të mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së

Caktohet data Më 15 shtator fillon paraqitja e provave të mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.