Sikurse çdo vit edhe sivjet Kosova është prezentë me një delegacion të madh në ceremoninë e ‘Lutjeve të Mëngjesit” në ShBA. Delegacioni, i cili numëron afro 40 veta, përbehet nga deputetë, prokurorë, kryetar komunash e afaristë të ndryshëm.
Megjithatë, pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme nuk është askush nga Qeveria Kurti dhe VV-ja.
Një gjë të tillë e konfimrojnë edhe fotografitë që janë shpërndarë nga Ambasada e Kosovës në Uashington. Në këto fotografi nuk shihet asnjë deputet i VV-së.
“Sot në Ambasadë kishim kënaqësinë të mirëpresim pjesëmarrës nga Kosova në Mëngjesin e Lutjeve, në mesin e tyre deputetë, ndërmarrës, përfaqësues të komunitetit e të mediave”, thuhet në postim e Ambasadës së Kosovës.
Gazeta Nacionale ka mësuar se në këtë ceremoni do të marrë pjesë askush prej qeverisë dhe VV-së.

