Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Macroni do ta vizitojë sërish Shqipërinë

Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez në vendin tonë, Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri.

Valon Arifi by Valon Arifi
10/04/2025
in Lajme
0
Macroni do ta vizitojë sërish Shqipërinë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita zyrtare e Macron do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës.

Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit.

“Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në muajin maj’, tha Hasani, raporton TopChanel, transmeton Periskopi.

Duke folur në një komunikim me mediat, në prani të ministrit francez për Europën Benjamin Haddad, i cili ndodhet në një vizitë 2 ditore në Tiranë, ndër të tjera edhe për përgatitjen e vizitës së Macron, Hasani tha se shpreson që Franca të vijojë të jetë një aleate e fortë në rrugën e integrimit.

Emmanuel Macron për herë të parë Shqipërinë erdhi në një vizitë historike më 16 tetor 2023, kur u prit nga kryeministri Rama e presidenti Begaj ndërsa dekoroi shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare me nderimin më të madh që Parisi i kulturës jep: “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Kjo vizitë historike e Macron u pasua nga vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në prill të vitit të shkuar, ku u prit me nderimet të larta ushtarake./Periskopi/

Related

Previous Post

Kurti regjistrohet si deputet – S’deklarohet rreth formimit të Qeverisë

Next Post

Agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në Elbasan, sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK në një biznes të njohur

Next Post
Agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në Elbasan, sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK në një biznes të  njohur

Agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në Elbasan, sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK në një biznes të njohur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.