Filmi klasik “The Wizard of Oz” do të bëhet filmi i parë që do të shfaqet në ekranin gjigant LED të Sphere në Las Vegas, duke filluar nga 28 gushti. Por kjo nuk është thjesht një rishfaqje — është një eksperiencë kinematografike e transformuar nga teknologjia dhe AI.
Sipas një reportazhi të CBS Sunday Morning, nuk bëhet fjalë për një projekcion të thjeshtë të filmit origjinal në ekranin 160,000 metra katror të Sphere që mbështjell gjithë ambientin, por për një riprocesim të thellë vizual, i krijuar nga një ekip me mbi 2,000 persona.
CEO i Sphere Entertainment, James Dolan, tha se ekipi po përdor Inteligjencën Artificiale për të rritur rezolucionin e filmit origjinal dhe për të zgjeruar imazhet përtej kuadrit të xhiruar fillimisht.
Për shembull, prezantuesi i Turner Classic Movies, Ben Mankiewicz, shpjegoi se përmes AI-së, “një plan i afërt i Dorothy-t që ishte me cilësi të dobët, bëhet i pasur me detaje, dhe më pas, me një teknikë të quajtur ‘outpainting’, sikur me magji, shfaqen pjesët e padukshme të Skekarecit, Rruga e Verdhë me Tulla dhe malet e Oz-it.”
Në disa raste, kjo zgjerim vizual nënkupton edhe krijimin e performancave të reja nga aktorët ekzistues, përmes teknologjisë.
Megjithatë, Dolan theksoi se qëllimi nuk është të ndryshohet filmi:
“Standardi ynë ishte që të mos e modifikonim filmin fare, por të përpiqeshim t’ju fusim brenda tij — si të ishit aty, në studio, kur është xhiruar.”
Ky projekt shënon një hap të ri në përdorimin e AI në industrinë e filmit, duke ndërthurur nostalgjinë me teknologjinë më të avancuar për të sjellë një përvojë ndryshe të kinemasë klasike.