Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Maliqi me tri hamendësime se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend: “’Bulena, “marifet i ri i Albinit”, “çudë”

Valon Arifi by Valon Arifi
19/08/2025
in Lajme
0
Maliqi me tri hamendësime se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend: “’Bulena, “marifet i ri i Albinit”, “çudë”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka supozuar për tri versione se si mund të nisë seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi për votim të hapur dhe respektim të rendit të ditës siç ishte dakorduar në prill.

Maliqi tha se seanca e nesërme mund të nisë duke e propozuar sërish emrin e Albulena Haxhiut, “marifet të ri” të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti apo më një “exit marrëveshje”.

“Më 20 gusht ora 11 rikthehet Kuvendi. Qëllo, a nis 1. me ‘Bulenën, 2. marifet të ri të Albinit, apo çudë: 3.exit marrëveshje?”, ka shkruar Maliqi.

Nesër kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është i detyruar ta respektojë rendin e ditës dhe ta ftojë partinë e tij, si subjekti më i madh parlamentar, për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë të drejtë deri në tri herë të propozojë emrin e njëjtë.

Kushtetuesja ka urdhëruar që konstituimi i Kuvendit të bëhet brenda 30 ditëve, duke filluar nga dje./Periskopi/

Related

Previous Post

Jehona Lushaku: S’votojmë asnjë emër pa marrëveshje

Next Post

Funksioni më i ri i TikTok lejon studentët e kolegjit të gjejnë dhe lidhen me shokët e klasës

Next Post
Funksioni më i ri i TikTok lejon studentët e kolegjit të gjejnë dhe lidhen me shokët e klasës

Funksioni më i ri i TikTok lejon studentët e kolegjit të gjejnë dhe lidhen me shokët e klasës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.