Shala dyshohet për manpulim të rezultateve zgjedhore në cilësinë e kryesueses së Qendrës Komunale të Numërimit në Deçan, mëson Paparaci nga burime brenda organeve të drejtësisë.
Ajo është intervistuar në cilësinë e të dyshuar mëngjesin e së premtes dhe pas marrjes në pyetje është ndaluar për 48 orë.
Ndalimin e një kryesuese Qendrës Komunale të Numërimit të Votave në Deçan, e ka konfirmuar të enjten Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi për Paparacin të premten./METRO

