Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Maqedonci për TVP World: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së synon minimin e shtetësisë së Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/09/2025
in Lajme
0
Maqedonci për TVP World: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së synon minimin e shtetësisë së Kosovës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për transmetuesin polak TVP World, ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, ndërsa gjykimi ndaj ish-krerëve të saj në Hagë ka për qëllim minimin e shtetësisë së Kosovës dhe legjitimitetit të intervenimit të NATO-s.

“Bëra të qartë se Serbia po vazhdon të mbajë qasje hegjemoniste ndaj Kosovës dhe vendeve fqinje, duke zhvilluar luftë hibride dhe duke strehuar e mos dorëzuar pjesëtarët e grupit paramilitar që tentoi aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe kreu akte terroriste kundër institucioneve tona,” tha Maqedonci.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, duke theksuar mbështetjen që Kosova i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë këtij vendi në betejën e tij për liri.

Maqedonci nënvizoi gjithashtu investimet e Qeverisë së Kosovës në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërtimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s, duke siguruar ndërveprueshmëri me aleatët.

Në fund, ai theksoi se Republika e Kosovës mbetet e vendosur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e vlerave demokratike.

Related

Previous Post

Zbuloni destinacionin që mposhti Disneyland si ‘vendi më i lumtur në botë’

Next Post

Zbulohet plani 20 pikësh i Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Next Post
Zbulohet plani 20 pikësh i Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Zbulohet plani 20 pikësh i Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.