Procesi i votimit po zhvillohet në 18 komuna të Kosovës, ndërsa të dhënat për pjesëmarrje janë raportuar nga 1 mijë e 366 vendvotime, apo 83.91 për qind e gjithsej 1 mijë e 628 sa janë në total.
KQZ njofton se procesi po ecën pa probleme, ndërsa pjesëmarrja është e ngjashme me raundet e kaluara në këtë orar të ditës.
Zyrtarët e KQZ’së kanë theksuar se po vazhdojnë të monitorojnë nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale./gazetametro.net

