Kombëtarja e Sllovenisë po përgatitet për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës, e cila luhet të shtunën në stadiumin “Stožice” në Lubjanë. Trajneri Matjaž Kek ka grumbulluar të gjithë lojtarët e tij dhe ekipi duket i përgatitur mirë.
Mbrojtësi Erik Janža tha se skuadra ka disa plane për ta mposhtur Kosovën, por gjithçka do të varet edhe nga loja e kundërshtarëve. Ai shtoi se skuadra po fokusohet tek vetja dhe shpreson të realizojë planin e tyre.
“E dimë çfarë duam, kemi disa mënyra të gatshme për ta mposhtur Kosovën, por sigurisht që një pjesë e kësaj do të varet edhe nga rivalët tanë. Por ne po shohim para së gjithash veten tonë, kemi një plan dhe shpresoj se do ta realizojmë.”, ka thënë Janza.

