Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ekonomia

Mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, ndryshon linjat e Trafikut Urban

Trafiku Urban, përmes një njoftimi të tij, ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve, për shkak të vendimit të Komunës së Prishtinës për të mbyllur rrugën “Xhorxh Bush” duke filluar nga udhëkryqi i rrugës “Garibaldi”.

rinor_post by rinor_post
24/11/2022
in Ekonomia
0
Mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, ndryshon linjat e Trafikut Urban
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se kjo rrugë do të mbyllet për shkak të festave të fundvitit nga data 26 nëntor 2022 deri më 08.01.2023.

Ndërkohë sipas Trafikut Urban ndryshimet janë si më poshtë:

Linja Nr. 1

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.

Linja Nr. 1A

Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.

Linja Nr. 3

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 4

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 7C

Ndryshimi i linjës 7C nga rruga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën bulevardi “Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen “Kalabria”.

Related

Previous Post

3 milionë euro parashihen të ndahen për kompensimin e dëmeve për fermerët

Next Post

Bashkimi Europian habitur me vendimin e Qeverisë për ulje pagash në sistemin e drejtësisë

Next Post
Bashkimi Europian habitur me vendimin e Qeverisë për ulje pagash në sistemin e drejtësisë

Bashkimi Europian habitur me vendimin e Qeverisë për ulje pagash në sistemin e drejtësisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.