Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Kulturë

Nesër Xhade Fest e kthen Preshevën në qendër të kulturës rajonale

Bashkon Prishtinën, Beogradin, Tiranën, Prizrenin, Shkupin dhe Pejën përmes artit, kulturës dhe muzikës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/08/2025
in Kulturë
0
Nesër Xhade Fest e kthen Preshevën në qendër të kulturës rajonale
0
SHARES
51
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

View this post on Instagram

A post shared by XHADE FEST (@xhadefest)

Edicioni i tretë i Xhade Fest mbërrin në Preshevë, duke e kthyer qytetin në një hapësirë të gjallë ku arti, muzika dhe komuniteti takohen. Festivali nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një thirrje për të rizbuluar qytetin, për ta parë me ngjyra të reja dhe për ta ndjerë si hapësirë të përbashkët krijimtarie.

Xhade Fest ecën nëpër rrugë dhe tregime, kalon kufij të dukshëm e të padukshëm, kërkon fytyra, ngjyra e zëra që sfidojnë të zakonshmen. Është një festival për ata që pyesin, që krijojnë, që besojnë se arti mund të shndërrojë hapësirat dhe komunitetet.

Panel diskutimi – ora 13:00 | Amfiteatri i Shtëpisë së Kulturës

Tema: Re(discovering) the Spaces for Art and Culture

Artistë dhe punëtorë kulturorë nga Peja, Beogradi dhe Prizreni ndajnë përvojat e tyre mbi gjetjen, rimarrjen dhe krijimin e hapësirave të reja për artin dhe kulturën.

  • Moderator: Luka Knežević Strika

  • Panelistë: Vullnet Sanaja, Teodora Simić, Somer Şpat

Ekspozita & Screening – ora 15:00

  • Possible Worlds – Shkamb Jaka

  • Touch and Haptics – Laureta Hajrullahu

Dy artistë bashkëkohorë eksplorojnë kufijtë mes reales dhe virtuales, përvojës shqisore dhe imagjinatës. Punimet e tyre ftojnë publikun të mendojë për atë që është e prekshme, atë që është virtuale, dhe hapësirat e ndërmjetme ku lind arti.

3D Mapping – Qendra e Preshevës

Në mbrëmje, ndërtesa e Komunës kthehet në një skenë drite dhe iluzioni. Artisti vizual Florian Çanga (Tiranë) sjell një instalacion 3D mapping që i jep qytetit pamje krejtësisht të re, ku arkitektura bashkohet me ngjyra, ritme dhe vizualizime digjitale.

Muzikë gjatë gjithë natës

Pas spektaklit vizual, Presheva ndizet me muzikë live dhe DJ sets që e kthejnë qendrën e qytetit në një hapësirë të energjisë kolektive:

  • DJ 808 (Prishtina) – ritme afro house

  • DJ Wise (Prishtina) – miks i disko, hip-hop dhe afro grooves

  • Offchestra (Prishtina) – shpërthim funk, jazz dhe Balkan fire

Një qytet i gjallë, një komunitet i bashkuar

Xhade Fest është për njerëzit, tingujt dhe kulturat. Në Preshevë, ai shndërrohet në një udhëtim ku arti nuk është vetëm në skenë, por në rrugë, në ndërtesa, në fytyrat e njerëzve.

Ky festival është për të gjithë ata që duan ta shohin qytetin e tyre dinamik, të gjallë dhe të lidhur përmes artit.

Për programin e plotë dhe më shumë detaje vizitoni livrit.org, Xhade Fest në Instagram dhe Facebook.

Related

Previous Post

Vargjet që lindën për liri, varrosën Donikën

Next Post

9 raste dhune në familje në 24 orë, 7 persona në mbajtje

Next Post
9 raste dhune në familje në 24 orë, 7 persona në mbajtje

9 raste dhune në familje në 24 orë, 7 persona në mbajtje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.