Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Më 23 tetor 1871, në Fishtë të Zadrimës, lindi i madhi Gjergj Fishta

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/10/2025
in Lajme
0
Më 23 tetor 1871, në Fishtë të Zadrimës, lindi i madhi Gjergj Fishta
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

At Gjergj Fishta lindi 154 vjet më parë, më 23 tetor të vitit 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës.
Ai konsiderohet si Homeri i letrave shqipe.

Mësimet e para i mori në seminarin françeskan të Shkodrës. Studimet e mëtejshme i ndoqi në Bosnje, në disiplinat e filozofisë dhe të teologjisë. Fishta qe drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane. Në drejtimin e tij u mundësua që shqipja të përdorej në katedër si gjuhë mësimi.

Si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe, në cilësinë e kryetarit, drejtoi veprimtarinë e Komisionit të Alfabetit.

Në vitin 1913, themeloi revistën letrare-kulturore “Hylli i Dritës”.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, bashkëthemeloi me Luigj Gurakuqin Komisinë letrare, që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.

Gjatë vitit 1920 u caktua Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Po atë vit u zgjodh deputet i Shkodrës dhe mori pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924.

Për kontributin e dhënë në lëmin e edukimit, të letërsisë dhe të fesë, Fishta mori dekoratën “Foenix” (1931), si edhe u bë anëtar i Akademisë Italiane (1939).

Vepra që përjetësoi figurën e tij si krijues është epika “Lahuta e Malcis”, së cilës i kushtoi 40 vjet punë.

At Gjergj Fishta ndërroi jetë në Shkodër, më 30 dhjetor 1940.

Shtëpia ku ai banoi është kthyer në shtëpi-muze, dhe mbetet një nga objektet më të çmuara të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ajo, që mban statusin monument kulture, është vendi ku poeti i madh kaloi periudhën e hershme të jetës së tij.

Në nder të kësaj figure të shquar të kombit, gjatë tetorit janë organizuar një sërë aktivitete letrare, kulturore e artistike kushtuar Fishtës.

/atsh/

Related

Previous Post

Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci dhe udhëhequr nga vlerat euroatlantike

Next Post

Orban sulmon BE-në: Janë një fole gjarpërinjsh

Next Post
Orban sulmon BE-në: Janë një fole gjarpërinjsh

Orban sulmon BE-në: Janë një fole gjarpërinjsh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.