Kryeministri në detyrë Albin Kurti sërish i është shmangur pyetjeve për ngërçin politik në vend.
Pas ceremonisë ku Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka përuron masat e efiçiencës së energjisë, kryeministri Kurti ka refuzuar pyetjet e gazetarëve.
Kurti, nuk pranoi të flasë për gazetarët rreth zhvillimeve politike, duke thënë shkurtimisht: “Më duhet me shku në Viti…”.