Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Me moton “Me ty fillon parandalimi”, lansohet fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/10/2025
in Lajme
0
Me moton “Me ty fillon parandalimi”, lansohet fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka nisur fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje që prek mijëra njerëz çdo vit.

Në ceremoninë e nisjes mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se motoja e fushatës për këtë vit është: “Me ty fillon parandalimi”. Ai theksoi rëndësinë e vetëkontrollit dhe kontrolleve të rregullta, duke shtuar se këto janë hapa vendimtarë drejt zbulimit të hershëm të sëmundjes dhe shpëtimit të jetës.

“Vetëkontrolli dhe kontrollet e rregullta janë çelësi për t’u përballur me kancerin e gjirit. Vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 640 raste të reja, shumica gra, por edhe burra”, tha Kurti, duke vënë në pah se ndërgjegjësimi është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë, jo vetëm e institucioneve.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se fushata synon të informojë publikun për rëndësinë e vetëkontrollit, kontrolleve të shpeshta dhe mamografisë. Ai njoftoi se kapacitetet për trajtimin e kancerit të gjirit janë dyfishuar, hapësirat janë modernizuar, dhe lista esenciale e barnave është përmirësuar për të përfshirë terapi të reja.

Nga vetëm katër operacione për rikonstruksion të gjirit në vitin 2021, numri ka arritur në 150 operacione në vitet e fundit, tha Vitia.

E mbijetuara e kancerit të gjirit, Nafije Latifi, u shpreh se tetori duhet të jetë jo vetëm muaj ndërgjegjësimi, por edhe muaj i veprimeve konkrete dhe investimeve serioze për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. Ajo shtoi: “Çdo jetë ka vlerë, çdo pacient ka të drejtë për shpresë dhe dinjitet.”

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kaluar përvojën e luftës me kancerin e gjirit, bëri thirrje që çdo grua dhe vajzë të kryejë kontrolle periodike për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen.

Motoja e këtij viti: “Me ty fillon parandalimi” është një apel i fuqishëm për gjithë shoqërinë, që të jetë pjesë e luftës kundër kancerit të gjirit.

Related

Previous Post

Ali Ahmeti anulon aktivitetet zgjedhore për t’u bashkuar me protestën për UÇk’në Tiranë

Next Post

“U shndërrua në cirk!” – Dafina Zeqiri shpërthen për xhirimet në varrimin e vëllait të Gjestit

Next Post
“U shndërrua në cirk!” – Dafina Zeqiri shpërthen për xhirimet në varrimin e vëllait të Gjestit

“U shndërrua në cirk!” – Dafina Zeqiri shpërthen për xhirimet në varrimin e vëllait të Gjestit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.