Gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, disa vende të rëndësishme, përfshirë Francën, e kanë njohur zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur, duke rritur mbështetjen ndërkombëtare për të.
Sot, 157 vende anëtare të OKB-së e njohin Palestinën, që është rreth 81% e të gjitha vendeve anëtare. Ndër to janë Franca, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta dhe Monako.
Nga ana tjetër, Kosovën e njohin 84 vende, ndër të cilat nuk bëjnë pjesë Serbia, Rusia, Kina dhe disa vende të BE-së, përfshirë Spanjën dhe Greqinë.
Megjithëse Palestina ka njohje më të gjerë, ajo nuk është anëtare me të drejta të plota në OKB, por ka statusin e vëzhguesit pa të drejtë vote që nga viti 2012.