Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Meditech përfiton kontratë prej 4.4 milionë € nga MSH – Shkon në mbi 80 milionë € gjatë Qeverisë Kurti

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/08/2025
in Lajme
0
Meditech përfiton kontratë prej 4.4 milionë € nga MSH – Shkon në mbi 80 milionë € gjatë Qeverisë Kurti
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania farmaceutike Meditech, në të cilën aksionar është edhe ish-drejtori i AKPM-së, Arianit Jakupi, ka siguruar një tjetër kontratë të madhe nga shteti i Kosovës. Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga ministri në detyrë Arben Vitia, ka shpërblyer kompaninë me një tender prej 4.4 milionë euro, duke e çuar vlerën totale të kontratave të saj gjatë qeverisjes Kurti në mbi 80 milionë euro.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Front Online, kontrata e fundit përfshin furnizimin me 1,200 copë të ilaçit Ocrelizumab, një terapi moderne biologjike për trajtimin e sklerozës multiple. Çmimi për një copë të këtij ilaçi del mbi 3,600 euro, sipas përllogaritjeve të thjeshta nga dokumentacioni i prokurimit.

Në një hulumtim të mëparshëm të publikuar nga Front Online, ishte raportuar se Meditech ka përfituar më shumë se 153 kontrata publike nga viti 2021 deri më sot, në një shumë që tejkalon 75 milionë euro, kryesisht nga MSH dhe SHSKUK. Me kontratën e fundit, kjo shumë tashmë kap shifrën e 80 milionë eurove, duke e renditur Meditech ndër përfituesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit në sektorin e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Ky përfitim i vazhdueshëm i Meditech ka ngjallur debat publik rreth transparencës së tenderimit dhe lidhjeve të mundshme të kompanisë me figura kyçe të sistemit shëndetësor. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me shqetësimet e ngritura.

Related

Previous Post

Arrestohet Behar Preniqi nga Serbia – Familjarët: Ishte fëmijë gjatë luftës, akuzat s’kanë asnjë bazë

Next Post

Pamje të rënda: Në këtë vend u gropos trupi i Enver Bajraktarit

Next Post
Pamje të rënda: Në këtë vend u gropos trupi i Enver Bajraktarit

Pamje të rënda: Në këtë vend u gropos trupi i Enver Bajraktarit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.