Një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e INTERPOL-in ka rezultuar të martën me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.
Në mesin e të arrestuarve është kapur edhe bosi kryesor i këtij grupi, Shemsi Bahtiri, i cili del të jetë një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje – i afërt me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.
Paparaci ka siguruar emrat e të gjithë të arrestuarve në aksionin e madh anti-drogë në 47 lokacione nëpër Kosovë.
Në Pejë janë arrestuar Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Rifat Vuçetaj, Roland Beqiri, Kurbin Dezdari dhe Kenan Brovina.
Ndërkaq në Prishtinë janë arrestuar: Ragip Bislimi, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kahraman Aksoy dhe Ylli Musliu.
Në Viti është arrestuar Armend Ismajli, ndërsa në Suharekë Elez Elezi. Në Podujevë është arrestuar Avni Rekaliu.
Në këtë aksion është arrestuar edhe Safet Ljaiq.
Gjatë këtij megaoperacioni në të cilin morën pjesë më shumë se 600 policë, janë sekuestruar tre kilogramë drogë të llojit marihuanë, 134 mijë euro, 36 armë të kalibrave të ndryshëm, 1 mijë e 569 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një prese për presim të narkotikut, 13 mijë euro para të falsifikuara, 29 automjete, 9 orë dore të markave të shtrenjta
Disa pajisje teknologjike dhe dhjetëra dokumente të ndryshme.
I kodur me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e bosit të këtij grupi, Shemsi Bahtiri.
Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën.
Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e paandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie.
Bosi i heroinës kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie. Në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershme të LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi.
Në fotografitë e publikuara nga shefi i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë.
Ai shfaqet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u moblizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi.