Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Mehmeti: Këtë vit remitancat kanë arritur në rekord, me 1 miliard euro

rinor_post by rinor_post
28/12/2022
in Ballina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tha se përkundër sfidave që kanë qenë në Kosovë, ekonomia dhe stabiliteti financiar kanë pasur ritme dhe trende pozitive edhe në vitin 2022.

 

Sipas tij janë disa faktorë të cilët kanë bërë që të kemi stabilitet financiar në vend, siç janë rritja e konsumit në vend dhe investimet e huaja.

“Viti 2022 filloi me një perspektivë të mirë, kemi një rritje e cila është edhe parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila do të lëvizë prej 3 deri në 4 përqind e ndikuar prej shumë faktorëve”, tha ai për emisionin e mëngjesit në RTK.

Sipas tij lufta në Ukrainë ka ndikuar që të kemi ndryshime, duke përfshirë edhe rritjen e inflacionin.

Mehmeti tha se në Kosovë ka rritje të kreditimit që ka shkuar në 18.4 %, po ashtu edhe remitencat kanë qenë faktorë që kanë ndikuar në ekonomi.

“Remitencat kanë arritur rreth 1 miliardë euro, apo me rritje 5.5%, inflacioni për këtë vit është 11.5 %, kurse investimet  e huaja direkte janë mbi 567 milionë euro, krahasuar që kanë qenë me 394 milionë euro”, deklaroi ai.

Edhe këtë vit për Kosovën, sipas kreut të BQK-së, është deficiti i lartë tregtar dhe për këtë çështje duhet të punohet për të adresuar këtë sfidë.

Related

Previous Post

Problemet financiare dhe mungesa e stafit profesional, mund të ketë një valë falimentimi në spitalet gjermane

Next Post

Gjykata Kushtetuese konstaton se Inspektorati i Punës nuk ka kompetencë për kthimin e punëtorëve në vendin e punës

Next Post

Gjykata Kushtetuese konstaton se Inspektorati i Punës nuk ka kompetencë për kthimin e punëtorëve në vendin e punës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.