Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Milenkoviq dhe Vlajiq dënohen me nga 5 vjet burgim, Pantiq me 2, kurse Vakiq lirohet nga akuza për sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Aleksander Vlajiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të 2022-ës. Pantiq u dënua me 2 vjet burgim, Milenkoviq dhe Vlajiq me nga 5 vjet burgim, kurse Miomir Vakiq u lirua nga akuza.

28/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Milenkoviq dhe Vlajiq dënohen me nga 5 vjet burgim, Pantiq me 2, kurse Vakiq lirohet nga akuza për sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjyqtari Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, Millenkoviq u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale terroriste dhe u dënua me 5 vjet burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit.

Pantiq pasi iu ricilësua vepra penale, u shpall fajtor për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe u dënua me 2 vite burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Aleksander Vlajiq u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale terroriste dhe u dënua me 5 vjet burgim

Kurse, Miomir Vakiq u lirua nga akuza. I njëjti lirohet edhe nga shpenzimet e procedurës penale.

Ndërkaq, tre të akuzuarit që u dënuan me burgim, obligohen të paguajnë nga 200 euro për shpenzimet e procedurës dhe nga 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) për realizimin e kërkesës pasurore-juridike u udhëzua në kontest civil.

Kundër këtijj aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor.

Në seancën fillestare të mbajtur më 30 janar 2024, të akuzuarit Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet në barrë.

Ndryshe, sipas aktit akuzues thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba.

Më 13 dhjetor 2023 PSRK kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiq dhe tre të tjerët.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU./BetimipërDrejtësi

Related

Previous Post

Lot në homazhet e Hulk Hogan: Qeni i tij nuk iu nda arkivolit

Next Post

Egli Tako bëhet virale me brohoritjet kundër Serbisë në koncertin e saj në Drenicë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Itch.io ndalon lojërat për të rritur pas presionit: “Të gjitha paratë tuaja mund të konfiskohen”

“Magjistari i Oz”-i rishfaqet në përmasa gjigante përmes Inteligjencës Artificiale në Sphere, Las Vegas

Fluturimet pezullohen pasi kompania më e madhe ajrore në Rusi, Aeroflot, goditet nga një sulm kibernetik

Kimikatet “e përjetshme” në produktet menstruale të ripërdorshme: A përbëjnë rrezik për shëndetin e grave?

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Itch.io ndalon lojërat për të rritur pas presionit: “Të gjitha paratë tuaja mund të konfiskohen”

Itch.io ndalon lojërat për të rritur pas presionit: “Të gjitha paratë tuaja mund të konfiskohen”

28/07/2025
“Magjistari i Oz”-i rishfaqet në përmasa gjigante përmes Inteligjencës Artificiale në Sphere, Las Vegas

“Magjistari i Oz”-i rishfaqet në përmasa gjigante përmes Inteligjencës Artificiale në Sphere, Las Vegas

28/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info