Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ministritë e reja pa buxhet

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/03/2026
in Lajme
0
Ministritë e reja pa buxhet
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur u prezantua kabineti qeveritar, u shtuan dy ministri dhe u ndanë disa të tjera.

Si dikastere të reja, Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës së UÇK-së, dhe ajo e Adminsitratës Publike dhe e Digjitalizimit.

Kurse, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, u nda nga ajo e Rinisë dhe Sportit.

Sikurse dikasteri i Inovacionit, kaloi nga Ministria e Arsimit në Ministrinë e Tregtisë.

Por këto risi e këto ndryshime në përbërje, nuk reflektuan në ligjin për buxhet.

“Në kohën kur është formuar dhe votuar Qeveria e Kosovës, pas kësaj date është sjellë ligji për ndarjet buxhetore. Rrjedhimisht, Qeveria do duhej që këtë ligj pavarësisht faktit se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme, ta inkorporojë dhe t’i vendosë edhe ministritë të cilat i ka themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës. Pra, do duhej që ta bënte fillimisht një gjë të tillë. Meqenëse nuk e ka bërë, atëherë do duhet një rishikim të ligjit për ndarjet buxhetore që sipas afateve do duhej me bë së paku deri më 31 mars, në mënyrë që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin ajo ta përcjellë këtë ligj për ndarjet buxhetore në Kuvend. Kjo në rastin kur Gjykata Kushtetuese këtë dekret të Osmanit e shpallë jokushtetues”, thotë Naim Jakaj nga KDI.

Pa buxhet, këto ministri i kanë duart e bllokuara sidomos për investime kapitale.

Por që kjo, vlerësohet se nuk duhet t’i ndalë ata për planifikime.

“Këto ministri duhet të vazhdojnë planifikimet. Natyrisht, mungesa e kostos është e vështirë për të bërë planifikime si duhet, por besoj se orientimet mund të bëhen, në kuptimin e planit zhvillimor dhe orientimet strategjike që mund të ndërmerren. Kjo nuk kërkon kosto, dhe pastaj të gjitha do të mund të harmonizohen me buxhetin e ri që do të mund ta marrin pas rishikimit buxhetor”, shprehet analisti politik, Dorajet Imeri.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por që të njëjtit deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkaq, nevoja për rishikim të buxhetit shtrohet edhe në nivelin lokal.

“Pasojat nga kontratat kolektive janë duke ua marrë mjete financiare komunave. Mjetet financiare për zbatim të kontratave kolektive u mirren nga shumë kategori të cilat janë të garantuara me ligjin për financa publike e në veçanti, po iu mirren nga investimet kapitale. Domethënë, do të jetë e domosdoshme dhe shumë e nevojshme që të kemi rishikim të buxhetit të Republikës së Kosovës, ku do të mirreshin parasysh edhe rishikimet e buxheteve në nivel lokal” , ka thënë Sazan Ibrahimi nga Asociacioni I Komunave të Kosovës.

Telashet me mjete financiare të komunave për shkak të kontratave kolektive, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës i kanë paraqitur për vite me radhë.

Related

Previous Post

Paga, largimet dhe shanset: Si po ndryshon IT në Kosovë

Next Post

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Next Post
Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.