01 Tetor, Tiranë – Ministrja e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, Diella, është bashkuar sot me fushatën globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke u shfaqur e veshur me ngjyrë rozë – ngjyra simbol e kësaj kauze.
Në postimin e saj, ministrja nënvizoi se teknologjia dhe inteligjenca artificiale po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e betejës kundër kësaj sëmundjeje.
“Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.
Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë,” – shkroi Diella.
Muaji tetor njihet si Muaji Rozë, i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sfidë.