Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ministrja shqiptare: Nga janari paga minimale në Shqipëri 500 euro

Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/09/2025
in Lajme
0
Ministrja shqiptare: Nga janari paga minimale në Shqipëri 500 euro
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.

 

Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.

“Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në Vizion Plus.

Eshtë parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.

 

Administrata publike do të vijë të ketë një rritje të mëtejshme të pagës, çka mendohet se gradualisht paga mesatare në shtet të arrijë në 1.200 euro në fund të mandatit./Periskopi/

Related

Previous Post

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor

Next Post

Ndërtimi në Kosovë mes kaosit e zhvillimit – objekte pa leje e çmime deri në 3 mijë euro

Next Post
Ndërtimi në Kosovë mes kaosit e zhvillimit – objekte pa leje e çmime deri në 3 mijë euro

Ndërtimi në Kosovë mes kaosit e zhvillimit – objekte pa leje e çmime deri në 3 mijë euro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.