Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Miratohet draftrezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draftrezolutën për Kosovën, në të cilën, mes të tjerash, kërkohet heqja e menjëhershme e masave të BE-së.

Valon Arifi by Valon Arifi
09/04/2025
in Lajme
0
Miratohet draftrezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autor i raportit është Riho Terras, raportues i këtij institucioni për Kosovën, i cili tashmë i ka porositur se vendi i Kosovës është në BE.

Në këtë dokument mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.

Parlamenti Evropian mbështet edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Nënvizohet gjithashtu progresi domethënës në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe lirive, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të funksionimit të ekonomisë së tregut, por shpreh keqardhje për përparimin e limituar në sundimin e ligjit.

Shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve.
Shqetësim shprehet, gjithashtu, për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, posaçërisht pas sulmit të armatosur në Banjskë dhe atë në Ibër-Lepenc. Kërkohet sjellja para drejtësisë e autorëve të këtyre sulmeve.

Keqardhje e veçantë shprehet përse Serbia nuk i ka nxjerrë para drejtësisë kryesit e sulmit terrorist në Banjskë, duke përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Dokumenti shpreh, gjithashtu, mbështetje për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përshëndet emërimin e Peter Sorensenit në postin e emisarit për këtë dialog.

Pas aprovimit në Komitetin për Politikë të Jashtme ky dokument gjatë muajve të verës do të votohet në seancë plenare kur do e merr edhe versionin e Rezolutës së Parlamentit Evropian. /rtk

Related

Previous Post

Çfarë pritet të ndodhë? Kina nuk tërhiqet nga lufta tarifore e Trump

Next Post

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, shumica e viktimave janë gra

Next Post
Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, shumica e viktimave janë gra

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, shumica e viktimave janë gra

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.