Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Miratohet kalendari shkollor 2025-2026 për të gjitha nivelet e arsimit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/08/2025
in Lajme
0
Miratohet kalendari shkollor 2025-2026 për të gjitha nivelet e arsimit
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025-2026.

Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor për të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë arsimin parashkollor, parafillor, fillor, të mesëm të ulët e të lartë, si dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Në kalendar janë të specifikuara gjithashtu pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare.

Ministria ka falënderuar anëtarët e grupit punues – përfaqësues nga mësimdhënësit, Drejtoritë Komunale të Arsimit, shkollat dhe MAShTI – për kontributin në hartimin e një kalendari gjithëpërfshirës dhe të strukturuar.

Sipas njoftimit, përgatitjet për fillimin e vitit shkollor janë në vazhdimësi, me synimin për të siguruar kushte të përshtatshme për mësim dhe zhvillim. Ministria ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit shkollor të suksesshëm, plot arritje dhe përvoja të reja.

 

Postimi i plotë:

Të dashur punonjës të arsimit, të nderuar prindër.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ju informoj se kemi miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025-2026.

Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Faleminderit të gjithë anëtarëve të grupit punues, i cili përbëhej nga mësimdhënës, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollave dhe MAShTI-t, për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur në hartimin e këtij kalendari gjithëpërfshirës si dhe atyre që kanë dhënë komentet e tyre.

Si Ministri bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtuesit e shkollave, jemi duke bërë përgatitjet më të mira për t’ju siguruar një vit shkollor të suksesshëm, plot mundësi për mësim dhe zhvillim.

Ju uroj një fillim të suksesshëm dhe një vit shkollor plot arritje e përvoja të reja!

Related

Previous Post

Bekë Berisha publikon listën e kandidatëve për asamblenë komunale të Prishtinës

Next Post

Alaska, skena e një marrëveshjeje të madhe? Zbulohen detajet!

Next Post
Alaska, skena e një marrëveshjeje të madhe? Zbulohen detajet!

Alaska, skena e një marrëveshjeje të madhe? Zbulohen detajet!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.