Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Misioni i BE-së godet fort KQZ-në: Anëtarët mbrojtën interesat e partive, rrezikuan pavarësinë e institucionit

Qendra Info by Qendra Info
17/05/2025
in Lajme
0
Misioni i BE-së godet fort KQZ-në: Anëtarët mbrojtën interesat e partive, rrezikuan pavarësinë e institucionit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM) ka kritikuar ashpër përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mënyrën e menaxhimit të procesit zgjedhor të 9 shkurtit, duke i akuzuar anëtarët për veprim në interes të partive dhe jo në përputhje me mandatin ligjor.

Në raportin e publikuar të enjten, EU EOM vlerëson se disa anëtarë të KQZ-së nuk kanë vepruar në mënyrë të paanshme, siç e kërkon ligji, por kanë mbrojtur interesat e subjekteve politike që i kanë propozuar, duke rrezikuar kështu pavarësinë dhe profesionalizmin e institucionit.

“Pavarësisht nga propozimet politike, legjislacioni zgjedhor i obligon anëtarët e KQZ-së të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të paanshme. Megjithatë, EU EOM vërejti raste ku anëtarët vepruan si përfaqësues të interesave partiake dhe jo si administratorë të pavarur të zgjedhjeve,” thuhet në faqen 16 të raportit.

Ndërhyrje në kompetenca dhe tejkalim i mandatit

Raporti evidenton gjithashtu se anëtarët e KQZ-së kanë ndërhyrë në kompetencat e Sekretariatit, duke rrezikuar ndarjen institucionale të funksioneve brenda trupës zgjedhore.

“Këto ndërhyrje u panë gjatë certifikimit të kandidatëve, miratimit të fondeve publike për partitë dhe emërimeve të organeve të nivelit më të ulët. Anëtarët tejkaluan kompetencat, duke ndërhyrë në punët e Sekretariatit dhe Zyrës së KQZ-së,” thekson raporti.

EU EOM thekson se kjo sjellje u bë e mundur për shkak të mungesës së qartësisë ligjore në disa dispozita të Ligjit për Zgjedhje, që duhet të rishikohen në mënyrë urgjente.

Rekomandime për forcimin e paanshmërisë

Misioni ka rekomanduar masa shtesë ligjore për të garantuar paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore, përfshirë:

  • Emërimin në kohë të stafit profesional në pozita kyçe;
  • Fuqizimin e Sekretariatit si organ teknik e administrativ;
  • Sqarimin e kompetencave mes anëtarëve të KQZ-së dhe Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.
  • Partitë politike nuk bëjnë ndryshime, propozojnë të njëjtët anëtarë

Pavarësisht kritikave të forta, partitë politike parlamentare kanë propozuar përsëri të njëjtët përfaqësues për përbërjen e re të KQZ-së, duke refuzuar të sjellin ndryshime në përfaqësim.

  • LVV ka rizgjedhur Sami Kurteshin dhe Alban Krasniqin, pavarësisht sjelljes së tyre kritikuese ndaj mediave dhe shoqërisë civile.
  • PDK ka riemëruar Arianit Elshanin dhe Ilir Gashin.
  • LDK ka rikonfirmuar Sami Hamitin.
  • AAK, ndryshe nga partitë e tjera, ka zëvendësuar Ibrahim Selmonajn me Muharrem Nitajn.
  • Partitë e komuniteteve kanë propozuar emrat aktualë për rikonfirmim.

Përbërja e KQZ-së dhe procedura ligjore

KQZ-ja përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, përfshirë një kryetar jopartiak të emëruar nga presidentja dhe dhjetë anëtarë të propozuar nga partitë parlamentare – gjashtë nga partitë shqiptare dhe katër nga komunitetet jo-shumicë.

Mandati i anëtarëve është i lidhur me certifikimin e rezultateve zgjedhore, ndërsa propozimet për anëtarë të rinj duhet të bëhen brenda 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Related

Previous Post

Skandal në Universitetin “Kadri Zeka”? Rektori Dërmaku dhe prodekani Rashiti dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar

Next Post

Dy persona përfundojnë në QKUK pas plagosjes me mjet të mprehtë

Next Post
Dy persona përfundojnë në QKUK pas plagosjes me mjet të mprehtë

Dy persona përfundojnë në QKUK pas plagosjes me mjet të mprehtë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.