Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mitrovicë e Veriut: Policia arreston një person për vrasje në tentativë, sekuestron armë dhe drogë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/03/2026
in Lajme
0
Mitrovicë e Veriut: Policia arreston një person për vrasje në tentativë, sekuestron armë dhe drogë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten, Policia në Mitrovicë të veriut ka arrestuar një person për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pas një sulmi me thikë ndaj një personi tjetër gjatë një mosmarrëveshjeje për qiradhënie në rrugën “Anri Dinan”.

Personi i arrestuar, B.I. (2000), është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima pësoi lëndime në këmbën e majtë dhe stomak dhe u trajtua në spital.

“Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan”. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale në lidhje me një qiradhënie. Më pas, sipas dyshimeve, tre persona kanë dalë nga një veturë me targa të huaja, fillimisht e kanë rrahur viktimën dhe më pas njëri nga të dyshuarit e ka therur me një mjet të mprehtë (dyshohet thikë) katër herë në këmbën e majtë dhe një herë në stomak, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Policia, në bazë të veprimeve të shpejta operative, ka arritur të identifikojë vendndodhjen e automjetit të përdorur nga të dyshuarit, i cili ishte i parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes dhe i njëjti më pas është sekuestruar nga policia”, njoftoi Policia.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar një armë AK-47, fishekë, granatë dore, thika, shok-bomba, bimë dhe substanca narkotike, si dhe mjete të tjera të dyshuara si të lidhura me aktivitet kriminal.

Njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë tërhequr materialet e rrezikshme në mënyrë të kontrolluar.

Policia vazhdon kërkimin e dy të dyshuarve të tjerë, të cilët janë në arrati.

Rasti është nën hetim dhe ndaj të arrestuarit janë iniciuar edhe rastet për posedim armësh dhe narkotikësh pa leje. /Klankosova.tv

 

Related

Previous Post

Presidenca: Nuk e kemi penguar zgjedhjen e presidentit të ri

Next Post

Haradinaj i referohet Qeverisë Kurti si “në detyrë”, i reagon Fitore Pacollit që ndaloi materialet ndërtimore për Bjekshkë të Nemuna

Next Post
Haradinaj i referohet Qeverisë Kurti si “në detyrë”, i reagon Fitore Pacollit që ndaloi materialet ndërtimore për Bjekshkë të Nemuna

Haradinaj i referohet Qeverisë Kurti si “në detyrë”, i reagon Fitore Pacollit që ndaloi materialet ndërtimore për Bjekshkë të Nemuna

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.