Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Moment historik për Shqipërinë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës në Tiranë

Valon Arifi by Valon Arifi
11/08/2025
in Lajme
0
Moment historik për Shqipërinë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës në Tiranë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do të zbarkojë për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, në një takim zyrtar ku pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.

Ky është një moment historik për Federatën e Futbollit dhe për Shqipërinë, që për herë të parë pret një mbledhje të këtij niveli të lartë ndërkombëtar.

Agjenda dhe temat që do të diskutohen gjatë mbledhjes do të bëhen publike disa ditë përpara eventit, përmes një komunikimi zyrtar për mediat dhe opinionin publik.

Shqipëria ka qenë edhe më herët mikpritëse e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, si mbledhja e Komitetit HatTrick, takimi i 11 federatave të Europës Juglindore, mbledhja e panelit Grassroots, ajo për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES), si dhe mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s./Periskopi/

Related

Previous Post

Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

Next Post

KKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

Next Post
KKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

KKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.