Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Momentet vendimtare në Hagë: Frika dhe shpresa përplasen për çlirimtarët

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/01/2026
in Lajme
0
Momentet vendimtare në Hagë: Frika dhe shpresa përplasen për çlirimtarët
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot dorëzohen dosjet e fundit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, si nga ana e mbrojtjes, ashtu edhe nga ana e Prokurorisë.

Aktivistja Elena Uka, për Klan Kosova tha se fjalët më nuk zënë vend, duke shtuar se tani është koha të shpresohet për më të mirën, por të përgatitet edhe për më të keqen, transmeton Klankosova.tv.

“Kur them që të përgatitemi, nuk them që duhet të pajtohemi. Provat që janë pranuar, janë pranuar në mënyrë të paligjshme, këtë e ka evidentuar edhe Avokati i Popullit, janë prova serbe”, tha Uka në Klan Kosova.

Pos tjerash, aktivistja thotë se Kosova do të dëmtohet nëse ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dënohen.

Ndërkohë, ajo bën të ditur se seancat gjyqësore në Hagë në gjykimin e “Thaçit dhe të tjerëve” janë paraparë të mbahen deri më 27 shkurt.

Uka thekson se Gjykata Speciale, sipas saj, do t’i hiperbolizojë sa më shumë “provat” ndaj çlirimtarëve.

Sa i përket kohës kur mund të merret vendimi për aktgjykimin e parë, Uka thotë se deri në qershor mund të zgjasë ky proces.

“Po të kishim me të vërtetë drejtësi, vendimi do të merrej në prill ose maj”, u shpreh aktivistja.

Related

Previous Post

Televizioni shtetëror iranian hakerohet mes protestave: Mesazh i drejtpërdrejtë për ushtrinë “Mos i drejtoni armët nga populli”

Next Post

Kosova dhe Belgjika forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, riafirmohet mbështetja për NATO dhe BE

Next Post
Kosova dhe Belgjika forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, riafirmohet mbështetja për NATO dhe BE

Kosova dhe Belgjika forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, riafirmohet mbështetja për NATO dhe BE

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.