Presidentja Vjosa Osmani nuk ka pranuar të përgjigjet për gazetarët lidhur me pretendimet për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një koment të shkurtër, ajo tha:
“A e prishni ditën me fëmijë me tema të Vuçiqit?”
Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, akuzoi publikisht Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke i krahasuar ato me ndërhyrjet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kurti tha se metoda përfshijnë “premtime për vende pune, mbështetje financiare, kushtëzim dhe shantazh social”, si dhe deklarata të zyrtarëve serbë që e shohin vetëm Listën Serbe si mbrojtëse të interesave të Serbisë në Kosovë.
Ai gjithashtu deklaroi:
“Ndërhyrja e Serbisë është më serioze se ajo e Rusisë në Evropë. BE-ja nuk ka marrë masa ndaj Serbisë, prandaj ajo nuk po e ndryshon sjelljen.”