Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Moti i ftohtë: A do të nisë më herët furnizimi me ngrohje nga Termokosi?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/10/2025
in Lajme
0
Moti i ftohtë: A do të nisë më herët furnizimi me ngrohje nga Termokosi?
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 6 Tetor 2025 – Ndërmarrja publike “Termokos” ka bërë të ditur se është në përfundim të përgatitjeve për të filluar furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët, përfshirë institucionet arsimore dhe objektet banesore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, ka deklaruar për gazetën Koha se furnizimi me ngrohje mund të nisë edhe para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e sezonit të ngrohjes.

“Janë në përfundim përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë. Jemi në koordinim të ngushtë me KEK-un dhe tashmë është bërë kërkesa për furnizim me energji termike. Pra, ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, ne jemi të gatshëm që të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për sezonin e ri ngrohës 2025/2026”, ka thënë Uka.

Ndërkohë, disa shkolla të Prishtinës që janë të kyçura në rrjetin e Termokosit janë duke zhvilluar mësim me orar të shkurtuar për shkak të mungesës së ngrohjes, në ditët kur temperaturat kanë rënë ndjeshëm.

Related

Previous Post

Vuçiq akuzon administratën e Trampit: Nuk mundën të durojnë forcimin e ndikimit serb

Next Post

Austria dhe Sllovenia premtojnë mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës

Next Post
Austria dhe Sllovenia premtojnë mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës

Austria dhe Sllovenia premtojnë mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.