Qendrat e votimit në vend po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, duke rrezikuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Për këtë situatë ka reaguar anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet kompetente.
“Elshani ka theksuar se është urgjente marrja e veprimeve nga KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë, pasi çdo vendvotim është i pajisur me kamera dhe procesi i votimit dhe numërimit nuk mund të zhvillohet në kushte terri”, ka shkruar ai.
Sipas tij, garantimi i energjisë elektrike është thelbësor për transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor.

