Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi, i ka reaguar ish-kryekuvendarit, Glauk Konjufcës, lidhur me deklarimet e tij kundër partive ish-opozitare në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë “mos na e shisni për patriotizëm dështimin”.
“Glauk, mos na e shisni për patriotizëm dështimin! Ju po e mbani shtetin peng për pushtet. Shteti nuk mbahet me justifikime as me viktimizim. Populli nuk ha propagandë por kërkon punë, rezultate dhe përgjegjësi”, thuhet në postimin e saj.
“Mjaft me fajësime, Glauk. Kosovën nuk e dëmton opozita, por paaftësia e qeverisë që po e fundos vendin çdo ditë.Populli nuk mashtrohet më. Keni dështuar dhe sovrani nuk ju fal”, përmbyllet postimi.

