Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nait Hasani kërkon dorëheqjen e Memli Krasniqit: “Nëse ka moral ai dhe të tjerët që i mposhti Ramizi, duhet të largohen”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/10/2025
in Lajme
0
Nait Hasani kërkon dorëheqjen e Memli Krasniqit: “Nëse ka moral ai dhe të tjerët që i mposhti Ramizi, duhet të largohen”
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Memli Krasniqi, pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në Drenas, ku Ramiz Lladrovci doli fitues përballë kandidatit zyrtar të PDK-së.

Në një intervistë për Tëvë1, Hasani deklaroi se dorëheqja nuk duhet të kufizohet vetëm te Krasniqi, por duhet të përfshijë edhe deputetët dhe drejtuesit e tjerë të PDK-së në Drenicë që, sipas tij, “u mposhtën nga Ramiz Lladrovci”.

“Partia Demokratike ka bërë gabimin fillimisht që nuk e kandidoi Ramiz Lladrovcin për kryetar, pavarësisht rrethanave politike. Lladrovci ka shfrytëzuar të drejtën për ta gjetur elektoratin e PDK-së dhe për ta formuar iniciativën e tij, e cila është pjesë e strukturës së PDK-së. Fitorja e tij tregon suksesin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Drenasit në mbrojtje të vlerave të tyre”, tha Hasani.

Sipas tij, rezultati zgjedhor është një refuzim i qartë ndaj udhëheqjes aktuale të PDK-së.

“Ramiz Lladrovcin nuk e ka votuar asnjë anëtar i VV-së, sepse ata do ta votonin vetëm nëse do të kishte balotazh. Përkundrazi, të gjithë qytetarët e Drenasit e kanë mbështetur atë kundër Memli Krasniqit dhe strukturave aktuale të PDK-së,” shtoi ai.

Hasani theksoi se kryesia aktuale e partisë “nuk është më legjitime” dhe duhet të ndryshojë qasjen politike, duke treguar më shumë maturi dhe përgjegjësi.

“Kryesia duhet t’i ulë tensionet, të zbutet në politika dhe të reagojë me maturi, jo të fajësojë të tjerët duke thënë se VV-ja e ka votuar Ramiz Lladrovcin,” u shpreh ai.

Në fund të deklaratës, Hasani u rreshtua hapur përkrah qëndrimit të vetë Lladrovcit, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit Memli Krasniqi dhe të drejtuesve të tjerë të partisë në Drenicë.

“Në politikë ka moral. Nëse Memli dhe të tjerët kanë moral, bashkë me deputetët në Drenicë që i ka mundur Ramizi, duhet të japin dorëheqje. S’kanë më fytyrë të qëndrojnë aty,” përfundoi Hasani./Nacionale

Related

Previous Post

FSK “gabimisht” në Mitrovicën e Veriut: Automjetet qëndruan disa minuta, reagojnë qytetarët dhe Policia

Next Post

Policia arreston një person për kanosje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Next Post
Policia arreston një person për kanosje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Policia arreston një person për kanosje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.