Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nata e fundit me prof. Maxhun (Malë) Çekaj

Nga: Adem Lushaj

Valon Arifi by Valon Arifi
11/08/2025
in Lajme
0
Nata e fundit me prof. Maxhun (Malë) Çekaj
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ofensiva serbo-sllave e gushtit (9, 19 dhe 11 gusht), kishte përfshirë fshatrat Hereq, Gramaqel, Shaptej, Dubravë, Gllogjan, Irzniq, Baballoq, Rastavicë, Prekolluk,… ku ishte përdorur edhe artileria e rëndë serbo-sllave. Kishin shumë të plagosur dhe të vrarë. Ishte ofensivë e tokës së djegur. Granatimet ishin të vazhdueshme. Të rralla ishin objektet që nuk ishin goditur nga artileria e rëndë.

Ishte 10 gushti, dita e dytë e sulmit barbar të kriminelëve të Milosheviçit. Kishim disa të plagosur në fshatin Shaptej, por edhe në fshatrat tjera. Mezi arritëm që me një bus që e ngiste Agim Selmanaj, duke u shmangur nga granatimet e pandalshme, të plagosurit t’i çonim në spitalin e Irzniqit. Ishin orët e para të mbrëmjes. Terri veç kishte rënë. Pasi që strehova babain në familjen e Islam Islamajt në Irzniq, mora rrugën për në fshat. Aty ku ishte vija e frontit, sikurse që ishte në Gramaqel, Hereq, Baballoq, Rastavicë,…

Me të mbërritur në qendër të Irzniqit, takoj profin, kolegun, ushtarakun dhe njeriun e çmuar, Maxhun Çekaj. Aty e takoj edhe Bajram Dacajn dhe Shemsedin Çekajn. Që të tre ishin udhëheqësit e Shtabit të Irzniqit. Ishin komandantët e respektuar.

Shemsedini dhe Maxhuni ishin profesionist, ushtarak të karrierës. Mbetëm deri vonë në objektin që ishte si shtab i udhëheqësve ushtarak. Mbetëm deri vonë me Shemin, Bajrën dhe profin, i cili nuk më lejoi që të kthehem në fshat. Pasi që ishim edhe në lidhje familjare dhe për vite ishim së bashku në arsim, Maxhuni më tha që të shkoj me fjetë në shtëpinë e tij, ku ishte vetëm me bashkëshorten Fatimen (tezja e gruas sime). Në mëngjes në shtëpinë e Maxhunit ka ardhur Bajrami, ngase ishin shokë të pandashëm. Kur dolëm nga shtëpia, Maxhuni mbathi çizmet ushtarake që nuk i kishte mbathur shumë kohë, e të cilat ia vrisnin këmbët. “Tash shlirohen”, na drejtohet mue dhe Bajramit.

Dolëm nga aty, ku marrë rrugën për në Shaptej. Nuk e takova kurrë më. Ra në altarin e lirisë! Ra si trim i vërtetë!

Lavdi i qoftë!

Gjithmonë do kujtohet si njeri me vlera të larta!

Related

Previous Post

Irzniqi shënon Ditën e Dëshmorëve me aktivitete përkujtimore dhe sportive më 11 gusht

Next Post

Ushtria izraelite sulmon tendën e gazetarëve të Al Jazeera-s në Gaza

Next Post
Ushtria izraelite sulmon tendën e gazetarëve të Al Jazeera-s në Gaza

Ushtria izraelite sulmon tendën e gazetarëve të Al Jazeera-s në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.