Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

NATO: Serbia të sigurojë përgjegësi për dhunën në veri të Kosovës më 2023

Shefi i Zyrës së NATO-s në Beograd, Pierluigi Lodola, ka përsëritur kërkesën ndaj autoriteteve serbe që të ndërmarrin masa konkrete për t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve të vitit 2023 në pjesën veriore të Kosovë

Valon Arifi by Valon Arifi
31/05/2025
in Lajme
0
NATO: Serbia të sigurojë përgjegësi për dhunën në veri të Kosovës më 2023
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lodola theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një ndër prioritetet kryesore të Aleancës, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun Kosovë–Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Për të ecur përpara, është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet për të bërë kompromiset e nevojshme. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, për të mirën e të gjitha komuniteteve dhe për stabilitetin rajonal”, theksoi Lodola për Kosovo-Online.

Ai e konsideroi dialogun si të vetmen kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura politike, me respekt të plotë për të drejtat e komuniteteve.

Dy vjet pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, që u manifestuan me përplasje të dhunshme në Zveçan mes protestuesve serbë, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it, Lodola kujtoi edhe sulmin e rëndë terrorist në Banjskë, duke e quajtur të domosdoshme vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të sigurojnë që ata që janë përgjegjës për dhunën në vitin 2023 në Kosovë të sillen para drejtësisë”, ka shtuar ai, duke kujtuar se pas përshkallëzimit të tensioneve, aleanca ka dislokuar 1 mijë forca shtesë në Kosovë – prezenca më e madhe ushtarake në dhjetë vitet e fundit./Periskopi/

Related

Previous Post

“Enver Hoxha nuk i pranoi kurrë kufijtë”, dëshmia e rrallë e ambasadorit!

Next Post

Qeverisë e ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë

Next Post
Nis protesta – Kamionë e qytetarët bllokojnë hyrjet e kryeqytetit

Qeverisë e ZRrE-së i kërkohet shtyrja e afatit të daljes në tregun e lirë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.