Prokurori i Shtetit ka vendosur për caktimin e masës së ndalimit prej 48 orëve, për 22 nga 24 kryetarët e ekipeve të numërimit në Gjakovë, të dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor në këtë komunë.
Siç mëson Klan Kosova, të dyshuarit janë intervistuar gjatë ditës së sotme në stacionin policor të kësaj komune.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore e këtij rajoni, do të kërkojë edhe caktimin e masës së sigurisë, paraburgimin apo ndonjë masë alternative.
Procesi i 28 dhjetorit është konsideruar nga si ndër proceset “më të kompromentuara”, pasi u vërejtën mospërputhje të mëdha të votave të kandidatëve për deputetë pas një rinumërimi të pjesshëm të urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Si rezultat, KQZ vendosi rinumërim të plotë të votave, ndërsa të gjitha prokuroritë nisën hetimet./Klankosova.tv

