Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kaos në Sarajevë, Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë e Bosnjës ta arrestojë Dodikun

Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sot kanë arritur pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA).

Valon Arifi by Valon Arifi
23/04/2025
in Lajme
0
Kaos në Sarajevë, Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë e Bosnjës ta arrestojë Dodikun
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas informacionit të klix.ba, pjesëtarët e SIPA-s kanë tentuar ta arrestojnë Dodikun, por këtij veprimi i janë kundërvënë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe. Gjatë përpjekjes për arrestim nuk është përdorur forcë.

“Mund të konfirmoj se pjesëtarët e SIPA-s kanë qenë në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, duke vepruar sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës në lidhje me veprën penale – moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ata kanë tentuar ta zbatojnë këtë urdhër, por janë penguar nga MPB-ja”, deklaroi zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiq.

VIDEO

Kujtojmë se Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës kishte lëshuar më herët një urdhër-arrest për Milorad Dodikun, si dhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq dhe kryetarin e Kuvendit Kombëtar të RS-së, Nenad Stevandiq, pas një vendimi për dënim me burg për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Në muajin shkurt, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës dha një vendim në shkallën e parë, me të cilin presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, u dënua me një vit burg për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Përveç dënimit me burg, atij iu shqiptua edhe masa e sigurisë që i ndalon ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Serbe për një periudhë prej gjashtë vitesh, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Më herët gjatë ditës, Dodik ka arritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore, ku sonte planifikon të mbajë një takim me kryetarin e bashkisë dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.

Përpara këtij takimi, Dodik ka qëndruar në Shekoviq, ku në orën 16:00 ka marrë pjesë në një takim me rastin e fillimit të projektit për gazifikimin e pjesës lindore të Republikës Serbe. Ky takim është mbajtur në ndërtesën e komunës, siç ishte paralajmëruar më herët nga Kabineti i Presidentit të RS-së. /Telegrafi/

Related

Previous Post

Vance sugjeron se Ukraina dhe Rusia mund të shkëmbejnë territore si pjesë e marrëveshjes së paqes

Next Post

Një person dyshohet të jetë plagosur në lagjen Emshir në kryeqytet.

Next Post
Një person dyshohet të jetë plagosur në lagjen Emshir në kryeqytet.

Një person dyshohet të jetë plagosur në lagjen Emshir në kryeqytet.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.